Site icon Telegrafi

Predikuesi i fesë Islame: Meshkujt pa mjekra mund të krijojnë huti, pasi që duken si femra

Një predikues i fesë në Turqi, ka deklaruar se meshkujt duhet të rrisin mjekrën me qëllim që të dihet se nuk janë femra, shkruan Daily Mail.

Predikuesi i fesë Islame, Murat Bayaral, gjatë një interviste dhënë në emisionin televiziv Fatih Medreseleri, ka kritikuar meshkujt pa mjekra, transmeton Telegrafi.

“Meshkujt duhet të rrisin mjekrën. Një nga dy pjesët e trupit që e ndajnë mashkullin nga një femër, është mjekra”, ka deklaruar Bayaral.

“Për shembull, nëse e shihni një mashkull me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është një femër, nëse ai nuk ka mjekër. Kjo po ndodh sepse tani meshkujt dhe femrat po vishen pothuajse njëjtë”, ka shtuar ai.

Por, kritikat e tij për meshkujt pa mjekra kanë nxitur reagime të ashpra në opinion.

Magdalena Kirchner, e cila është anëtare e Qendrës së Politikave të Stambollit, ka deklaruar se kritika dhe deklarata si të Bayaral nuk janë të rralla.

“Debatet turke mbi devotshmërinë dhe modestinë përsëriten shpesh”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version