Site icon Telegrafi

Predha e fishekut ia dëmton dritaren e banesës, Policia heton rastin në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë, ku një person ka raportuar se nga një predhë e fishekut i është dëmtuar dritarja e banesës.

Rasti ka ndodhur më 19 shtator 2022, në orën 02:30 në rrugën “Mujë Krasniqi”.

“Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version