Telegrafi

Prapaskenat e xhirimeve me Kadri Veselin në “O Sa Mirë”, gabimet dhe të qeshurat pafund (Video)

Seriali i famshëm komik “O Sa Mirë” ka sjell për të gjithë shikuesit të dielen episodin e 101-të me radhë.

I ftuari i fundit ka qenë kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli i cili u gjend pranë aktorëve të serialit si një vizitor i thjeshtë në kolegjin e tyre “më të famshëm” të momentit.

Nga episodi i shfaqur mund të thuhet lirshëm se Kadri veseli zotëson aftësi të mira në aktrim, ndonëse kjo nuk është fusha e tij.

Lexo po ashtu Kadri Veseli befason me vizitën në episodin e 101 të “O Sa Mirë”, kryeparlamentari qesh me lot gjatë xhirimeve (Video)

Në një video të publikuar së fundmi nga Veseli në Facebook, kryetari shfaq prapaskenat e xhirimeve bashkë me aktorët e “O Sa Mirë” dhe të qeshurat pafund kundrejt gabimeve që bënin pa dashje.

“Aktrimi në serialin “O sa mirë” ishte një përvojë shumë e veçantë për mua. Aktrimi është një profesion i vështirë, falënderoj aktorët e talentuar dhe stafin realizues që ma lehtësuan. Në këtë video mund të shikoni disa nga gabimet e shumta që kam bërë gjatë xhirimeve” (sic), shkruan Kadri Veseli në Facebook. /Telegrafi/