Telegrafi

Prapaskenat e sesionit nudo të Kim Kardashian plot shkëlqim (Foto +18)

Kim Kardashian ka lansuar një seri të imazheve të prapaskenës së sesionit të ri të saj që do të publikohet së shpejti.

Ylli televiziv shihet e lyer dhe e mbuluar me material shkëlqyes ngjyrë ari në promovim të një kampanje të re.

37 vjeçarja po realizon kampanjë të re të linjës së saj KKW Ultralight Beams highlighters.

Në këto foto Kim shfaqet tejet joshëse, kurse adhuruesit e saj e kanë mirëpritur këtë sezon.

Kardashian nuk e ka problem të shfaqet në të brendshme ose nudo, teksa këtë e ka bërë për Paper Magazine më parë.

Bukuroshja me origjinë armene është prej kohësh në një romancë me Kanye West në mesin e shumë problemeve dhe polemikave rreth jetës së tyre private.

Ata janë prindër të North, katër vjeçare dhe Saint, një vjeç. /Telegrafi/