Hajredin Bej Cakrani ishte dëshmitar okular dhe njohës i mire i Ahmet Zogut. Ai ka lënë dëshmi interesante mbi prapaskenat serbe për të eliminuar kandidaturën e Zogut si mbret të shqiptareve. Përkitazi me këtë, ai ka shkruar si më poshtë (në një toskërishte që nuk është lehtë të lexohet e kuptohet).
“Sërbtë nuk flijin dhe kur e kishin marrë vesh sagllam se këtijë (Zogut) i kishte hipurë për mbret dhe s’kish njeri t’a prapste, bënë një gjë mbëshyeras mos u ndiste, po që ishte me rrezik të madh për Amet Benë. Dhe si n’a njohën rrënjë e dhëmballë, vanë ku mbetnë ata të mbretit t’onë të funditë, Skënderbesë dhe u fjalosën, domosdo se e do mileti ynë, demek. Sipas hesapit të tyre, me methode classique du regne, 1116 ishin më rregull, se i funditë mbret ishte Skënderbeu, që po këta shqipëtarë nuk e lanë të bëhej tamëm e të bij Papënë këtu, t’a mbyllte këtë punë e të n’a kapëtonte më të krishterë dhe të ikënim nga Perandorija Osmanllije.
Vanë i gjenë dhe kërkuanë nga një damar i sakëtë të Skënderbeut, se ishin dy, tri a më shumë dhe muarnë një si punë konti a bej i diturë e i kënduar, s’ka gjë se i rënë nga vakti. Pa bënë një si punë mbëledhje me t’a dhe paria e tyre ishte hazër. Që t’a bëhin punënë tamëm nuk u përzienë vetë po funë më këtë punë malazestë dhe si e donte sëra e tijë, po dhe sahati që erdh’ i dhanë një si princeshë të tyrejn, Marie a Jordanka, qysh i quajin ato.
Me terezi, që t’a marrën vesh se kush do ish mbreti në të vërtetë, në fillim e dërguanë te Amet Beu. Ai vetëm filli, se sërbtë nuk mund të mirr me vete dè, të tijëve po u hapej mideja dhe kush e di ç’avadize do i nxjerrën, vjen te Amet Beu dhe bën muhabetnë ku j’a dëften që mund të rrinte qysh është nashti e kish dorë të lirë më ç’do gjë, po mbret nuk mund të bëhej dot kurrë. Si do që dhe ai Amet Bej se nga kish nxjerrë a ç’pikurë një damar nga e gjyshja më duket, po nga ai Skënderbe, ky tjatri nguli këmbë më të tijënë që unë jam Skënderbe i kulluarë!
Ah të ishja atje, po e kam para syve Amet Benë si i kanë luajturë sy e mustaqe nga vëndi, se vdekjen e dijë po këtë hata s’e prit, jo e do ketë pirë tërë kutinë e duhanitë a baqetatë me cingarë që mbante mbi tavolinë. Po Amet Beu qetë-qetë i tha Skënderbegutë: – Ajo që thua ti është e vërtetë, po sa e vërtetë është që ke ardhur më kohë të ligë e sidomos më vënd’ të gabuarë, ndaj të dalën nja dyzet e tet’ orë, nuk i tha ditë se i dukejë shumë, për të ikur e jo t’a bëç muhabet, po t’a shkoç nëpër mënd je i ikur atças nga kjo dynja!” (sic.). /Telegrafi/