Real Betisi ishte mjaft i ngarkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, i cili u mbyll këtë të premte.
Nabil Fakir e zyrtarizoi transferimin e tij te Al-Jazira, duke i hapur rrugë klubet për transferime të reja, ndonëse në fund vetëm Giovani Lo Celso u rikthye në klub në një marrëveshje të përhershme nga Tottenhami.
Betis gjithashtu e ndoqi edhe Dani Ceballos, por një marrëveshje për mesfushorin e Real Madridit ishte e pamundur.
Sidoqoftë, Ceballos nuk ishte lojtari i vetëm që po ndiqej nga ‘Los Verdiblancos’, pasi sipas raportimeve në Angli (CaughtOffside), ata gjithashtu kishin bërë ofertë për dyshen e ‘Djajve të Kuq’, Christian Eriksen dhe Antony.
Asnjëri nga këta lojtarë nuk pritet që të luajë ndonjë rol të madh për Man United këtë sezon, por megjithatë, Erik Ten Hag e bllokoi largimin e tyre.
Për më shumë, transferimi i Lo Celsos e bën ekipin e Manuel Pellegrinit edhe më të mirë, veçanërisht nëse argjentinasi arrin ta përsëris formën që e pati gjatë periudhës së parë tek klubi spanjoll.
Ata sot do të kenë një punë të vështirë përballë vetes, pasi do të ndeshen me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/