Site icon Telegrafi

Prapaskena të reja: Vini Jr iu kishte premtuar ora ‘Rolex’ gjithë futbollistëve të Realit, ai kishte bërë edhe një festë të madhe një ditë më parë

Ka pasur shumë reagime pasi u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024 që ishte mesfushori spanjoll Rodri dhe jo ai që pritej Vini Jr.

Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, kishte organizuar një festë për miqtë e tij, pasi ishte i bindur se do të fitonte Topin e Artë, por më pas pësoi një tronditje të vërtetë.

Mediumi spanjoll Relevo zbuloi se braziliani mësoi pas festës se nuk do ta fitonte Topin e Artë dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai madje premtoi t’i dhuronte çdo lojtari të Real Madrid një orë Rolex në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e tyre në paraqitjet e tij të mira në fushë.

Megjithatë, pati një përmbysje të madhe dhe Topi i Artë i takoi mesfushorit të spanjoll të Man Cityt, Rodri, i cili u shpall lojtari më i mirë në botë pavarësisht të gjitha parashikimeve.

Në të njëjtën kohë, ata gjetën fajtorin te Reali për këtë situatë të pazakontë që zemëroi të gjithë në klub dhe delegacioni i klubit mbretëror vendosi të bojkotojë ceremoninë në Paris.

Në Real besojnë se UEFA është fajtori kryesor pse Vinicius mbeti pa Topin e Artë, duke pasur parasysh faktin se kjo është hera e parë që nga viti 1956 që organi më i lartë i futbollit evropian bashkëpunon me çmimin e përgatitur dhe dhënë nga France Football. /Telegrafi/

Exit mobile version