Nëse ka dikush që mund të shkëlqej në një pamje (pothuajse) krejtësisht të tejdukshme në Met Gala 2021, nuk është askush tjetër përveç Irina Shayk.
Modelja ruse doli në tapetin e kuq e veshur me Moschino, aktualisht e drejtuar nga stilisti amerikan dhe shoku i ngushtë i Shayk, Jeremy Scott.
E stiluar nga Marc Eram, ajo kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë të tejdukshme me lule të vendosura përgjatë tij. Por, marrja e rrezikut nga Shayk nuk u ndal këtu.
Ajo gjithashtu zgjodhi të bëjë një zbulim sensual të këmbës, me bishtin e fustanit që zvarritet disa metra poshtë i mbushur plot me lule.
Detaji tjetër që morri vëmendje në paraqitjen e Shayk ishin flokët e prera shumë shkurt, ndryshe nga modeli që mban zakonisht.
Ndryshe, modelja u përfol kohët e fundit për një lidhje me reperin Kanye West, por që shpejt përfundoi me ndarje. /Telegrafi/