Site icon Telegrafi

Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro – reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin

Gongu i rënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3 kësaj radhe ishte për Lela Seferin.

Në ekran asaj iu shfaq pyetja nëse dëshiron të shohë një video në të cilën shfaqet ajo me një veprim që ka bërë xhiron e rrjetit.

Në këtë rast, nëse pranon ta shoh klipin, çmimit të madh i zbriten pesë mijë euro, teksa çmimi total mbetet 165 mijë euro.

Konkurrentja pranoi këtë dhe më pas në ekran iu shfaq videoja, ku ajo teksa qëndronte në kolltuk i kishte hapur këmbët.

Lexo po ashtu Dikush i humbi 20 mijë ndjekës e dikush i fitoi 50 mijë - sa kanë pësuar ndryshime banorët e Big Brother në Instagram

Më pas doli edhe komenti i opinionistit Milaim Zeka, ku kishte shkruar: “Hapet televotimi”.

Kjo shkaktoi debat të madh në rrjet, gjë që bëri të reagonte edhe opinionistja tjetër, Olta Gixhari.

Lela reagoi ashpër duke thënë se ‘Qëndron si të do në shtëpi. Shumë koment palidhje”. /Telegrafi/

Exit mobile version