Site icon Telegrafi

BE pranon pasaportat e strukturave paralele, Çitaku: Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të lejuar shtetasit serbë të Kosovës të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen.

Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti për këto lëshime të BE-së.

Sipas saj, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë kanë marrë vulën e legjitimitetit nga BE.

Çitaku e ka quajtur këtë situatë si një “debakël politik dhe diplomatik” për Qeverinë Kurti. Ajo ka argumentuar se sjelljet “infantile dhe aventureske” të udhëheqësve të Kosovës kanë çuar në këtë situatë.

Lexo po ashtu BE hoqi vizat për bartësit e pasaportave të Serbisë në Kosovë, Qeveria: Jemi të zhgënjyer me vendimin, po dëmtohen përpjekjet tona

Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme ka miratuar një raport për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga institucionet paralele në Kosovë.

Kjo vendimmarrje ka shkaktuar reagime negative nga Qeveria e Kosovës, e cila ka argumentuar se pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version