Gennaro Gattuso ka pranuar se Interi e meritoi fitoren më shumë se Milani, porse kah fundi kishte shpresuar që ndeshja të mbyllej baras.
Rossonerët nuk ishin shumë efektivë në fazën e sulmit, ndërkohë që në minutat shtesë Gianluigi Donnarumma nuk doli pas një harkimi të Matias Vecinos dhe Mauro Icardi e shënoi golin e fitores për Nerazzurrët.
“Nuk ka dyshim se Interi e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të mbyllej 0-0, atëherë do të ishin disa gjëra pozitive”.
“Luajtëm një lloj futbolli fizik që nuk na pëlqen ta luajmë, por ia dolëm shumë mirë. Kemi mundur të pasojmë më mirë dhe të luanim më mirë në kundërsulme”.
“Që nga fillimi i sezonit, ekipi im nuk është mbajtur mirë për 90 minuta, por kësaj radhe u mbajtëm mirë, përkundër shumë goditjeve nga ndërprerjet”.
“Pendimi i vetëm është se në 15 minutat e fundit patëm shumë kundërsulme dhe nuk i shfrytëzuam. I ndërpremë katër ose pesë pasime dhe shkuam drejt golit, por vazhdonim ta dërgonim gabimisht topin e fundit. Ky është pendimi më i madh”.
“Mbi të gjitha, duhet të thuhet se Interi bëri më shumë se ne”, ka pranuar trajneri i Milanit pas ndeshjes. /Telegrafi/