Telegrafi

Pranon Gattuso: Goli i Cutrones duhej anuluar (Foto/Video)

(Foto: Getty Images)

Gennaro Gattuso ka pranuar se goli i Patrick Cutrones është dashuri të anulohej, mirëpo e ka lavdëruar Milanin për paraqitjen në ndeshjen kundër Lazios.

Rossonerët fituan ndaj Biancocelestëve me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. Për vendasit shënuan Cutrone dhe Jack Bonaventura, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Adam Marusic.

Goli i parë i Milanit u shënua pas një harkimi të Hakan Calhanoglut nga gjuajtja e lirë, ndërsa Patrick Cutrone e dërgoi topin në rrjetë.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, xhirimet treguan se futbollisti ofensiv i kuqezinjve e kishte shfrytëzuar dorën për ta futur topin në portën kundërshtare.

“Do të jem i sinqertë, fillimisht mu duk se ishte goditje me kokë. Por, kur e pashë sërish nga ai kënd, ishte një gol që duhej të anulohej”, ka deklaruar trajneri i Milanit.

(Foto: Getty Images)

Më tej, strategu italian i ka uruar lojtarët e tij për lojën e mirë dhe ka thënë se ata patën edhe shumë raste të tjera për ta fituar ndeshjen, prandaj nuk duhet të flitet vetëm për incidentin e golit të Cutrones.

(Foto: Getty Images)

Kjo është hera e parë brenda afro një viti që Rossonerët fitojnë tri ndeshje radhazi në Serie A.

Pas kësaj fitoreje, Milani pozicionohet në vend të shtatë në tabelë me 34 pikë të arkëtuara, nga dhjetë fitore, katër barazime dhe tetë humbje. Pozita që çon në Ligën e Kampionëve është dhjetë pikë larg. /Telegrafi/