Site icon Telegrafi

Pranon Diego Costa: Ky ishte klubi ku desha të shkoja!

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka treguar se kishte vendosur të kthehej te Atletico Madridi këtë verë, por transferimi kishte dështuar për disa detaje.

Braziliano-spanjolli po kalon sezonin e tij të tretë te Blutë, me të cilët ka shënuar në total 39 gola deri më tani.

Lexo po ashtu Simeone thyen akullin, flet për Costan

Gjatë këtij afati kalimtar kishte pasur përpjeke për ta kthyer atë në Vicente Calderon, por lojtari mbeti në Stamford Bridge.

“Doja të kthehesha te Atletico, nuk do të gënjej. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me mua në Angli, me gjuhën, motin dhe gjithçka tjetër. Por, nuk ankohem, sepse jam djaloshi që e duan tifozët, te Chelsea më respektojnë”.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

“E pata mundësinë të kthehesha, por nuk munda për shkak të disa detajeve. U jam falënderues njerëzve te Atletico, sidomos Cholos (Diego Simeones), i cili më ka besuar gjithmonë”, ka deklaruar Costa për Movistar Plus. /Telegrafi/

Exit mobile version