Gianluigi Buffon ka pranuar se Juventusit i mungon diçka në garën për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe është shprehur i mërzitur për paraqitjen e skuadrës në ndeshjen kundër Real Madridit.
Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 4-1 të shtunën mbrëma në Cardiff duke bërë që portieri legjendar të humbte një tjetër shans për ta fituar garën e madhe evropiane.
“Çfarë do të bëj vitin e ardhshëm? Jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve, do të luajmë sërish për ta fituar”.
“Jam vërtet i inatosur, sepse humbëm një mundësi të madhe. Vazhdon të na mungojë diçka për të qenë në të njëjtin nivel me ekipet tjera në ndeshjet e këtilla. Duhet të shkojmë një nivel më lartë”.
“Menduam se do të ishim në të njëjtin nivel, por në pjesën e dytë, ishte një ndjenjë që na la me pendim dhe hutim”.
“Pendimi ynë i vetëm është se nuk e kemi luajtur më mirë këtë ndeshje”, është shprehur Buffon për La Stampa. /Telegrafi/