Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte pranuar të bashkëjetonte.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur në Graçanicë.
Viktima ka deklaruar se i dashuri i saj, shtetas i huaj, e ka dhunuar seksualisht.
“Është raportuar se viktima femër kosovare pas pranimit të bashkëjetojë me të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj, është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj”, njofton policia.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/