Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Kulla, ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë ryshfet 50 euro nga i dyshuari po ashtu mashkull kosovar, me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte.
Me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra, me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/