Site icon Telegrafi

Pranimi i Kosovës në UEFA, lajm edhe në Amerikë e Azi

Lajmit të pranimit të Kosovës në UEFA, vend të veçantë po i kushtojnë edhe mediat ndërkombëtare.

E famshmja Washingtontimes shkruan se Kosova është pranuar si anëtar i UEFA-s, transmeton Telegrafi.

Dhe tanimë sipas këtij mediumi, së shpejti pritet anëtarësimi i saj edhe në FIFA, gjë që do të lejonte edhe pjesëmarrjen e kualifikimeve në Kupën e Botës 2018.

Këshilli i FIFA-s pritet të takohet në Meksiko City të hënën ku edhe pritet që Kosova të anëtarësohet në FIFA.

E “channelnewsasia” përshkruan gëzimin që përfaqësuesit nga Kosova, duke përfshirë edhe gazetarët që ka përcjellë ata në Budapest pas vendimit.

Gjithashtu, ky medium tregon edhe postimin e presidentit Hashim Thaçi rreth këtij lajmi.

Veç këtyre, çfarë bie në sy në këtë medium janë deklaratat e kryetarit të Federatës së Futbollit të Serbisë rreth këtij vendimi.

“Para votimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq ka kërkuar nga Kongresi që të refuzojë aplikimin, duke thënë se bëhet fjalë për një rast kur politika përzihet në sport”. /Telegrafi/

Exit mobile version