Telegrafi

Prania e Cristiano Ronaldos në Katar e ka zemëruar trajnerin e skuadrës nga Liga Premier

Prania e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës në Katar ishte një përfundim i paramenduar, pavarësisht se nuk ishte në formën e tij më të mirë. Në moshën 37-vjeçare, ai synon të jetë sërish ylli i Portugalisë në Katar.

Megjithatë, duket se jo të gjithë janë dakord me thirrjen e tij.

Steve Davis, trajneri i përkohshëm i Wolverhampton Wanderers, nuk e kupton pse sulmuesi po shkon në Katar, duke marrë parasysh moshën dhe formën e tij aktuale.

Davis u tha mediave se lojtari i tij Joao Moutinho mund të jetë i zhgënjyer që sulmuesi i Unitedit është ftuar për Kupën e Botës dhe ai jo.

“Nuk kam folur me Joaon për këtë, ai ishte shumë i fokusuar në gjërat që ne po bënim për ndeshjen ndaj Arsenalit”, ka thënë fillimisht Davis.

“Ai është shumë profesionist, jam i sigurt se do të mendojë për mos-zgjedhjen dhe do të zhgënjehet me thirrjen e Ronaldos në atë moshë”.

“Trajneri duhet të mendojë për ekuilibrin e skuadrës, është e rëndësishme për çdo trajner, kështu që ndoshta kjo ishte pjesë e vendimit”, përfundoi ai.

Portugalia do të fillojë Kupën e Botës kundër Ganës

Portugalia do të shkojë në Kupën e Botës me Ruben Neves, Jose Sa dhe Matheus Nunes të gjithë pjesë e skuadrës së tyre.

Treshja e Wolves do të kërkojë të lërë ndikimin e tyre në paraqitjen e Portugalisë, e cila do të fillojë më 24 nëntor me një ndeshje kundër Ganës. /Telegrafi/