Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë sot nga qelia për t’ju drejtuar sallës së Kuvendit të Shqipërisë ku do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit hetimor të Sterilizimit, ku do të dëshmojë.
I prangosur dhe me duart e mbuluara me xhaketë si dhe me dy policë që e mbanin për krahu, Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.
Ish-ministri është në arrest me burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.
Ai ka edhe një akuzë tjetër për abuzim me fondet e BE-së. /Telegrafi/