Një 43 vjeçar është vënë në pranga, pasi ka tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale me të bijën.
Lidhur me këtë rast, blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Jashar L, 43 vjeç.
“Më datë 21.07.2016, u arrestua shtetasi në kërkim Jashar L., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me vajzën e tij M.L”, njofton më tej policia.
Nuk ka ende detaje se si kanë ndodhur ngjarjet dhe a ishte vajza ajo që bëri denoncimin, duke akuzuar babanë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/