Telegrafi

Pranë fotografisë me veturën super-luksoze, Majk: Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë

Foto: Majk/Instagram

Reperi Majk është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

Shpesh, ai publikon për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar mënyrën se si ai i kalon ditët e tij të zakonshme.

Së fundmi, reperi ka pozuar pranë veturës së tij luksoze, teksa në mbishkrimin e saj ka lënë një shkrim kontrovers.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë, nëse shikoni në jetën time, mendoj që Ai po më përgjigjet. Elhamdulilah”, kanë qenë fjalët e Majkit në Instagram.

I njëjti ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Majk përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Malena”, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin. /Telegrafi/