Reperi Majk është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.
Shpesh, ai publikon për fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke treguar mënyrën se si ai i kalon ditët e tij të zakonshme.
Së fundmi, reperi ka pozuar pranë veturës së tij luksoze, teksa në mbishkrimin e saj ka lënë një shkrim kontrovers.
“Kam qenë duke biseduar me Zotin për shumë kohë, nëse shikoni në jetën time, mendoj që Ai po më përgjigjet. Elhamdulilah”, kanë qenë fjalët e Majkit në Instagram.
I njëjti ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.
Majk përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Malena”, të cilën e solli në bashkëpunim me Getoar Selimin. /Telegrafi/