Telegrafi

Prandelli flet rreth interesimit nga Interi dhe Milani

Cesare Prandelli ka deklaruar se ai absolutisht nuk do të marrë përsipër uljen në stolin e Interit ose të Milanit edhe pse mediat e flasin një gjë të tillë.

Ish- trajneri i kombëtares italiane ka qenë i papunë që prej largimit nga Galatasaray dhe duke pasur parasysh betejat e hershme të klubeve milaneze, ai ka qenë i lidhur me klubet nga San Siro.

Megjithatë, një ulje në stol të këtyre gjigantëve e ka mohuar vetëm trajneri italian, i cili thotë se skuadrat kanë trajner të mëdhenj.

Lexo po ashtu Montella i paprekshëm te Milani

“Absolutisht jo. Klubet milaneze kanë dy trajnerë të mëdhenj dhe ato janë dy klube që janë duke u rinovuar”, ka thë Prandelli në një intervistë për Sky, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se ato janë dy nga ekipet më interesante për sa i përket të ardhmes së tyre në nivel evropian, sepse potenciali i tyre është shumë i madh”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/