Banorja e Big Brother VIP Albania 3, Erjola Doçi, në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e saj të jetës.
Ajo zbuloi se i ati e ka lënë në një moshë të re, ndërsa ka treguar për sakrificat e të ëmës dhe për periudhën e vështirë që ka pasur.
Zeshkania mes tjerash ka folur edhe për dhunën e përjetuar nga ish-partneri i saj, gjë që nuk e dinte as familja.
“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu lidhu, shkëputu lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu nuk do të kisha më kontakt me të”, u shpreh ajo pas spektaklit.
Prezantuesja theksoi: “Prandaj në qoftëse e keni vënë re kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”.
E njëjta u befasua edhe nga e ëma, e cila i dha kurajo që të vazhdojë lojën e të jetë e fortë.
Erjola në ndërkohë ka shfaqur një karakter të veçantë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/