Site icon Telegrafi

Prakuraitis ia dedikon trofeun tifozëve dhe Blerand Stavilecit

Trajneri i Sigal Prishtinës, Audrius Prakuraitis, ka falënderuar klubin e kryeqytetit për përkrahjen gjatë sezonit, tekas ai kompletoi fitimin e dy titujve në një hark kohor të shkurtër nga janari i këtij viti.

Prakuraitis këtë trofe ua dedikoi tifozëve dhe presidentit të klubit, Blerand Stavileci.

“Po ndihem mirë për ekipin, për lojtarët që më në fund kemi arritur titullin e Kupës dhe të ligës. Po ashtu, dua të falënderoj presidentin, anëtarët e bordit për këtë sezon. Dhe, i dëshiroj këtij klubi më të mirën për të ardhmen”.

“Ne po prisnim momentni e duhur per shpërthim, kemi luftuar, kemi sulmuar mirë, kemi bërë disa ndryshime. Por, kundërshtarët kanë luajtur mirë në mbrojtje. Minutat e fundit kemi tentuar të ruajmë topin, të luajmë kujdesshëm dhe ta fitojmë ndeshjen”, theksoi lituanezi.

Prakuraitis e la të pa qartësuar të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit.

“Nuk e di, sezoni është përfunduar, tash do të pushojmë dhe do të shikojmë se çka do të ndodhë me karrierën time”, përfundoi ai.

Prishtina mposhti Bashkimin në ndeshjen e katërt për të kompletuar serinë finale me rezultat 3-1 dhe kështu edhe titullin e katërt radhazi të kampionit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version