Site icon Telegrafi

Prakuraitis: E humbëm avantazhin e terrenit vendas, por në Prizren shkojmë për fitore

Trajneri i Sigal Prishtinës, Audrius Prakuraitis, mendon se ekipi i tij nuk luajti mirë në ndeshjen e parë finale të ‘play-offit’ dhe shpreson që do të luajnë ndryshe në Prizren.

“Asgjë nuk shkoi mirë në fazën e sulmit, shumë treshe të humbura, shumë gjuajte të lira të humbura dhe në fund e humbëm edhe avantazhin e terrenit vendas”, ka deklaruar trajneri pas humbjes.

Lexo po ashtu Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë

Ai ka thënë se nuk kishin pritur që kundërshtari do të bënte lojë aq agresive dhe në atë mënyrë e humbën takimin.

Trajneri ka theksuar se të zgjedhurit e tij nuk ishin të mirë në mbulimin e kundërshtarëve dhe gabuan në kundërsulme dhe kjo u kushtoi. Po ashtu, lojtarët e tij nuk i shfrytëzuan gabimet e kundërshtarit.

Por, ai është shprehur optimist se do ta fitojë ndeshjen në Prizren duke shpresuar se gjërat nuk do të shkojnë aq keq sa në kryeqytet.

Sigal Prishtina humbi me dhjetë pikë epërsi ndeshjen e parë finale të ‘play-offit’ në Pallatin e Rinës dhe Sporteve në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version