Telegrafi

Prakuraitis: Basketbollistët treguan karakter

Prishtina ka barazuar serinë finale pas fitores në takimin e dytë në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Prishtinasit kanë triumfuar si mysafirë të Bashkimit me rezultat 76-73.

Trajneri i bardhekaltërve, Audrius Prakuraitis ka folur pas takimit duke thanë se skuadra bëri punë të mirë në mbrojtje, transmeton Telegrafi.

“Bëmë një lojë të mirë në mbrojtje, por duhet të përmirësojmë lojën në sulm. Dua t’i përgëzoj lojtarët për karakterin e treguar. Duhet të fitojmë ndeshjen e së premtes”, ka thënë

Kujtojmë se takimi i pestë zhvillohet të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Radovic: Bashkimi besoj se do ta fitojë titullin e kampionit