Site icon Telegrafi

Praktikues i fesë islame, por Xuxi bën thirrje sërish për legalizim të kanabisit

Foto: Screenshot/YouTube

Naim Bunjaku – Xuxi ditë më parë bëri bujë me deklaratën për legalizim të kanabisit.

E në ‘Big Brother Today’, u trajtua kjo deklaratë si temë, ku Xuxit iu parashtrua pyetja se a e lejon feja konsumimin e kanabisit.

Ai tha se dallojnë disa gjëra dhe bëri thirrje që të legalizohet, duke shkaktuar një debat të ashpër mes konkurrentëve.

Foto: Screenshot/YouTube

“Legalizoni barin, kanabisin, Qeveria Kurti nëse është akoma në Qeveri atje. Mos t’i lidhim të gjithë me fe. Sipas parimeve islamike është sheriati, unë jetoj në një shtet demokratik”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë e praktikoj islamin, nuk pi alkool, nuk shkoj pas femrave. Kaq. Nuk pi alkool. Sepse mendoj që shumë fëmijë ose të rinj që janë të rrezikuar në shkolla, të një kontrolli të kësaj substance”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naim Bunjaku - Xuxi

Banori mes tjerash shtoi: “Kanabisi nuk të deh. Duhani është më i rrezikshëm, ka katran, ka shumë gjëra. Të mos i përziejmë gjërat”.

Të tjerët thanë se ai po bie në kundërshtim me fjalët e veprat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version