Telegrafi

Praktike dhe moderne: Çantat e meshkujve të cilat mund t’i bartni në krahë

Janë të përshtatshme jo vetëm për punë, por edhe për disa raste të tjera, sepse në to mund të fusni laptopin, celularin, çelësat, dokumente të ndryshme, libra…

Ju është bërë monotoni që kuletën dhe çelësat t’i bartni në xhep? Nëse dëshironi të ndiqni trendët, por edhe njëkohësisht të keni lirinë e lëvizjes, zgjidhni çantën me rrip nga lëkura e butë apo nga stofi i trashë, të cilën mund ta bartni në krahë apo “sikur korrierët”.

Këto çanta mashkullore praktike dhe moderne është e përshtatshme jo vetëm për punë, por edhe për disa raste të tjera, sepse në të mund të fusni laptopin, celularin, çelësat, dokumente të ndryshme, libra, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nëse ju nevojitet çantë më e vogël, mund të zgjidhni midis modeleve të ngushta interesante me tone të shndritshme dhe të errëta, të gështenjta, të zeza…

/Telegrafi/