Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “Praising You”.
Kënga vjen si një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim.
Ajo është kënga e dytë e publikuar deri më tash nga albumi i saj i ri në ardhje, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik.
“Praising You” ka pasur sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.
Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja e lindur në Prishtinë, përmes disa fotografive të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram.
“Ahh! ‘Praising You’ është kënga e tretë më e transmetuar në radiot pop amerikane këtë javë. Faleminderit kaq shumë për mbështetjen e këngës, kjo do të thotë bota për mua”, shkroi 32-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive.
Rita për këtë projekt përndryshe ka bashkëpunuar me burrin e saj, Taika Waititi, i cili është regjisor i klipit të saj më të fundit. /Telegrafi/