Site icon Telegrafi

“Praising You” e Rita Orës dhe FatBoy Slim është kënga më e lëshuar në klubet e natës në Mbretërinë e Bashkuar

Rita Ora gjatë xhirimeve të klipit "Praising You" (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak javë që ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të fundit, “Praising You”.

Kënga e cila vjen si bashkëpunim me FatBoy Slim dhe është një ripërpunim modern i hitit klasik “Praise You”, është pritur shumë mirë nga publiku.

Ajo madje për ditë të tëra rezultoi si kënga më e lëshuar në radiot amerikane.

E mesa duket, “Praising You” ka gjetur simpatinë e njerëzve edhe në diskoteka dhe festa të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo po ashtu Rita Ora pranon se iu nënshtrua terapisë dhe këshillimit psikik pasi ndjeu se 'humbi një pjesë të vetes së saj' viteve të fundit

Madje sipas matësit të statistikave, MusicWeek’s Club Charts, ajo rezulton të jetë kënga më e lëshuar në klubet e natës në Britaninë e Madhe.

Rita Ora gjatë xhirimeve të klipit “Praising You” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Kjo e dhënë është bërë e ditur nga postimet e vet fansave të këngëtares, të cilat më pas Rita i ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

“Uau, ‘Praising You’ është kënga më e lëshuar në klubet e natës në mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Praising You” është kënga e dytë e albumit të saj të ri në ardhje, pas “You Only Love Me” e cila u publikua në janar të këtij viti.

Ndërkohë albumi i saj i ri “You and I” është bërë e ditur se do të publikohet i plotë më datën 24 korrik. /Telegrafi/

Koopertina e albumit të ri “You and I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)
Exit mobile version