Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) është në prag të mbajtjes së Kongresit të shtatë për platformë parazgjedhore dhe do të zgjedh kryetarin e ri të partisë nën pjesëmarrjen e 700 delegatëve në Pallatin e Kulturës-Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PPD thotë se do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të caktuara më 11 dhjetor 2016 edhe pse partia vlerëson se nuk janë përmbushur kushtet minimale për zgjedhje fer dhe kredibile siç është fshierja e 30 mijë votuesve, ku sipas PPD është kundërkushtetues dhe poashtu është kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë më 26.04.2016 që bëri një sulm të fuqishëm në strukturën e brendshme të PPD-së, ku shkarkoi kryetarin e partisë.