Kryesia Qendrore e Partisë për Prosperitet Demokratik me autorizimin e Kuvendit Qendror të saj , mbrëmë vendosi që PPD të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016 edhe atë vetëm në zonën zgjedhore numër gjashtë duke u udhëhequr nga kryetari i rikthyer Abduladi Vejseli, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo parti deri tek Telegrafi Maqedoni.
Kryesia vendosi që bartës i listës zgjedhore për Njësinë zgjedhore numër 6 të jetë Abduladi Vejseli njëherit kryetar i kësaj partie.
“Listat përfundimtare do të hartohen brenda javës dhe do të dorëzohen KSHZ-së në afatin e paraparë ligjor. Kryetar i shtabit kryesor zgjedhor u zgjodh Hajredin Kaza. Për mossuksesin e përpjekjeve të PPD për koalicionim parazgjedhor me partitë tjera opozitare si dhe për platformën parazgjedhore të saj Partia do ta njoftojë anëtarësinë në konferencën e ardhshme për shtyp”, njoftojnë PPD./Telegrafi/