Telegrafi

Pozuan të “veshura” me qese të najlonit në mungesë të pajisjeve adekuate, infektohen me COVID-19 infermieret britanike

Tri infermiere britanike kanë rezultuar pozitive në testin e COVID-19, pasi janë detyruar të bartin qese të mëdha të najlonit që përdoren për hedhjen e mbeturinave – kjo për shkak se kishte mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse.

Gjatë muajit të kaluar personeli mjekësor në spitalin Northweek Park në Harow, janë fotografuar të veshur me rroba të improvizuara mbrojtëse, në mungesë të atyre adekuate përfshirë këtu edhe dorëza dhe maska, transmeton Telegrafi.

Tri infermieret që janë fotografuar janë diagnostifikuar me COVID-19 gjatë javës së kaluar, raporton Daily Telegraph.

E njëra nga infermieret në fotografi muaj më parë ka deklaruar se “tani duhen pajisjet adekuate ose infermieret dhe mjekët do të vdesin”. /Telegrafi/