Telegrafi

Pozon krah Dua Lipës, Mahmood mori vëmendje me veshjen transparente në “Sunny Hill”

Artisti i famshëm italian, Mahmood, ka performuar mbrëmë (e premte) në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Përpara koncertit, ai mbajti një konferencë për media ku është shprehur i lumtur se do të jetë i pranishëm në një festival kaq prestigjioz.

Ai theksoi se me paraqitjen në “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në tregun ndërkombëtar.

I njëjti ka shpërndarë disa fotografi pas performancës së djeshme, e një edhe me artisten Dua Lipa.

Ylli botëror mori vëmendje me veshjen që përzgjodhi, trikon transparente të zezë duke vënë kështu në pah fizikun e formësuar.

Lexo po ashtu Mahmood me pjesëmarrjen në “Sunny Hill” ka për qëllim që ta rrisë muzikën e tij në nivel ndërkombëtar

“Si një ëndërr. Faleminderit Sunny Hill, Dua Lipa, Dukagjin Lipa”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Performanca e Mahmood u prit jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku shqiptar, të cilin e kanë brohoritur gjatë gjithë kohës.

Sonte (e shtunë) vazhdon nata e tretë e “Sunny Hill” me po ashtu artistë të mëdhenj. /Telegrafi/