Këngëtarja Linda Halimi është një nga shembujt më të mirë të ndryshimit drastik të trupit.
Ajo arriti që të eliminojë kilogramët e tepërt nga trupi, duke formësuar një figurë perfekte trupore.
Tani fotografitë e saj në rrjetet sociale, shpesh janë me bikini apo edhe veshje të ekspozuara, të cilat i japin mundësinë e vënies në pah të linjave të saj atraktive.
Së fundmi, këngëtarja nga Vitia publikoi një imazh me bikini duke u relaksuar në pishinë, teksa shkruante në mbishkrimin e saj “Duke jetuar jetën time”.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ajo ka marrë nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për trupin.
Ndërkohë, në InstaStory Linda ka shkruar se cili është çelësi i suksesit për të mos u dorëzuar kurrë nga palestra.
“Sekreti i rezultateve të fitnesit është të mos mendoni. Vetëm ngrihuni dhe ushtroni”, ka thënë këngëtarja.
E njëjta e ka vërtetuar që me përkushtim dhe mos-dorëzim mund të arrihet deri te suksesi. /Telegrafi/