Federata Zvicerane e Futbollit ka lëshuar një deklaratë lidhur me rastin e Granit Xhakës. E ardhmja e mesfushorit te Arsenali mbetet e paqartë që prej zënkës që pati me tifozët në fundjavë.
Futbollisti shqiptar i shau tifozët e Topçinjve në Emirates Stadium, pasi ata i fishkëllyen në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Në ndërkohë që trajneri Unai Emery ka dhënë disa deklarata në lidhje me situatën, nuk ka munguar edhe një deklaratë nga federata e vendit të cilin e përfaqëson futbollisti.
“Jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë e tij dhe rëndësinë që e shfaq për ekipin tonë përfaqësues. Si rezultat i kësaj, pozita e tij nuk do të ndryshojë”, thuhet në njoftim, citon The Mirror.
Në ndërkohë, trajneri i Arsenalit nuk e ka sqaruar nëse do t’i merret 27-vjeçarit shiriti i kapitenit. /Telegrafi/
Xhaka being subbed off pic.twitter.com/VIQsnhFBoC
— Matt (@MGH) October 27, 2019