Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës sot do të vazhdojnë të bisedojnë për ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilën do të vendoset e ardhmja e statusit të PSP-së, konfirmojnë për AIM-në nga Ministria e Drejtësisë.
Në takimin e fundit ditën e hënë në Qeveri u arrit përafrim i qëndrimeve për dy çështje, për rritjen e buxhetit të prokurorisë dhe gjetjen e modelit për rritjen e përgjegjësisë së punësuarve dhe prokurorëve.
Zv. ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski pas takimit deklaroi se me opozitën janë hapur temat për financimin e prokurorisë dhe tema për përgjegjësi të prokurorëve.
“Këty kemi përafrim të qëndrimeve, në pjesën e buxhetit që do ta ketë Prokuroria në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Biseduam për gjetjen e modelit për rritjen e përgjegjësisë së punësuarve dhe vetë prokurorëve. Kemi përafrim të qëndrimeve, mendoj se këtu mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët në ligj”, tha Ristovski.
Ai njoftoi se takimet dhe bisedimet për Prokurorinë Publike, e cila është në procedurë kuvendare, ndërsa opinioni ndërkombëtar ka dhënë mendim pozitiv për tekstin, do të vazhdojë edhe këtë javë dhe se ndryshimet do të dakordohen, do të dorëzohen amendamente në Kuvend./Telegrafi/