Site icon Telegrafi

Pozimi pa makijazh, miliarderja Kylie Jenner ka një plan të ri për të përfituar

Kylie Jenner (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Instagram)

Para disa javësh, revista prestigjioze Forbes e shpalli Kylie Jennerin si miliarderen më të re në botë, e cila e ka arritur vet këtë pasuri.

Bukuroshja e ka arritur miliardin e saj të parë falë suksesit të madh të linjës së kozmetikës, Kylie Cosmetics, si edhe bashkëpunimit me një numër të madh të brendeve të njohura.

Kylie Jenner (Foto: Backgrid/Instagram)

Në ndërkohë, këto ditë, 21-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen duke u shfaqur pa makijazh, teksa ka bërë edhe fotografi me fansat e saj të shumtë.

Lexo po ashtu Kylie fotografohet e pagrimuar dhe duket shumë ndryshe nga fotot ‘natyrale’ që publikon

Dhe si gjithmonë, prapa çdo veprimi të saj ka një arsye reklamuese, pasi qëllimi është për të përfituar sa më shumë.

Kylie aktualisht është duke e promovuar linjën e saj të produkteve për kujdes ndaj lëkurës, ndërsa paralajmërimin e ka bërë përmes një fotografie që e ka vënë në plan të parë lëkurën e saj të pastër. Natyrisht se ajo do të fitojë miliona të tjerë nga projekti i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version