Site icon Telegrafi

‘Pozhegu Brothers’ merr leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës për dy objekte banesore me sipërfaqe prej mbi 10560m2

Për hir të transparencës dhe korrektësisë në punë, kompania “Pozhegu Brothers” ka njoftuar publikun se pas plotësimit të të gjitha kërkesave teknike dhe administrative, Komuna e Prishtinës e ka pajisur “Pozhegu Brothers” edhe me një leje të ndërtimit, për ndërtimin e dy objekteve banesore me sipërfaqe totale prej 10,560.28 m2.

“Pozhegu Brothers” momentalisht është e vetmja kompani që është duke ndërtuar objekte banesore në katër vendpunishte në Prishtinë. Pas marrjes së dy Lejeve Ndërtimore në Lagjen “Mati 1” dhe në Lagjen e “Muhaxherve”, “Pozhegu Brothers” është duke hyrë fuqishëm në tregun e patundshmërive të reja duke ju ofruar cilësi, kualitet, llojllojshmëri të banesave me çmime konkurruese.

Leja e ndërtimit është lëshuar më 3 qershor të këtij vitit dhe vlen për ndërtimin e Objektit Banesor C11/A4 si dhe objektin C11/A5, me nr: 05-351-4262741, i cili gjendet në kuadër të bllokut urbanistik C11 – “Mati1”.

Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës e ka kryer punën e vet në mënyrë profesionale duke e dhënë lejen e ndërtimit “Pozhegu Brothers”, pasi që janë plotësuar të gjitha kërkesat sipas udhëzimit administrativ 04/2014, dhe Drejtoria e Urbanizmit i ka kryer të gjitha kontrollet juridike, pronësore që janë përcaktuara me plane rregulluese si dhe me ligjet në fuqi.

“Pozhegu Brothers” është një ndër kompanitë e para që Komuna e Prishtinës i ka lëshuar kësaj kompanie leje për ndërtim. “Pozhegu Brothers” pas ardhjes së qeverisë së re lokale në total ka marr leje të ndërtimit për katër objekte banesore me sipërfaqe prej 22,991.34 m2 të cilat janë leje ndërtimit të objekteve banesore me etazhitet të lartë të nënshkruara nga Drejtori i Urbanizmit Liburn Aliu.

“Pozhegu Brothers” mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjeve në fuqi, planeve rregulluese, konkurrentë i fuqisë me ofertë të mira në tregun e Kosovës si dhe me çmime më të volitshme.

Ftohen të gjithë klientët e interesuar për blerje të banesave për këto dy objekte që janë të pajisur me leje të ndërtimit, që të marrin informacione gjatë pushimeve verore me oferta speciale. /Telegrafi/

Exit mobile version