Site icon Telegrafi

Me pozën provokuese nga vaska, Fjolla Morina flet sërish në lidhje me lajmet rreth arrestimit

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, sot (e mërkurë) u tha se u arrestua në Prishtinë.

Megjithëse, në një prononcim nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, u mësua se ishte shoqëruar për në polici por që u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.

Ajo tutje bëri një reagim në rrjete sociale duke thënë se është në lokal, meqenëse prej kohësh zotëron një biznes.

E njëjta ka publikuar një fotografi tjetër së fundmi, ku shfaqet provokuese nga vaska.

Lexo po ashtu Fjolla Morina reagon pas raportimeve se është arrestuar

Ajo ka kritikuar mediat për shkrimet që janë bërë rreth saj teksa mes tjerash ka shtuar: “Energji pozitive po më dhuroni, ju dua shumë”.

Nëna e dy vajzave kujtojmë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ajo asokohe ishte së bashku me Fisnik Sylën, me të cilin u nda gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version