Vënia në plan të parë e formave trupore që nuk e lënë askënd të qetë, tashmë është bërë shprehi për Oriola Marashin.
Bukuroshja shqiptare arrin të marrë vëmendjen e fansave sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Oriola është njëra prej bukurosheve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me dukjen e saj në kohët e fundit.
Në muajt e fundit, në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 249 mijë ndjekës, ka publikuar disa fotografi me bikini.
Një imazh të tillë, modelja e ka postuar gjatë ditës së hënë, ndërsa linjat e saj janë për t’u admiruar.
“Më pëlqen të jem një Ferrari”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së Oriolës.
Krahas të qenit një modele e pëlqyer, Marashi pritet që në një të ardhme të afërt të hyjë edhe në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/