Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka prej muajsh që qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ajo ka qëndruar atje e shoqëruar nga vëllai i saj, Florenti, teksa gjatë gjithë kësaj kohe izolimi nuk ka qëndruar duarkryq, por ka punuar rreth albumit të saj të ri që do të dalë në shitje këtë vit.
Bebe Rexha ndërkohë i ka mbajtur të azhurnuar fansat përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në të bardha, teksa fotografohej nga mbrapa.
Duke mbajtur njërën dorë në të pasme, ajo theksoi pjesën e pasme të trupit ndërsa dukej mjaft tërheqëse.
“Në rregull”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se është mirë tani që gjendja e pandemisë globale është më në kontroll dhe masat preventive kanë filluar të zbuten.
Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar nga ana e fansave, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar artisten dibrane për linjat e saj. /Telegrafi/