Vlora Çitaku ka mahnitur me fotografitë e saj të fundit.
Njëra nga femrat e politikës kosovare, e cila disa herë është komplimentuar për dukjen e saj ka realizuar një fotosesion, transmeton Telegrafi.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka pozuar para aparatit të fotografit të njohur në Amerikë, Fadil Berisha.
Fotografitë janë realizuar kohë më parë për kopertinën e një reviste, ndërsa ka qenë vetë Vlora ajo që para pak minutash e ka ndarë atë me miqtë e saj në rrjetet sociale./Telegrafi/