Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, në muajin maj i njoftuan fansat e tyre se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërsa teksa po i shijojnë pushimet bashkë, ata e kanë ndarë një fotografi mjaft domethënëse me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
“Bisedë ndërmjet babait dhe fëmijës”, është përshkrimi që Leonita ia ka vënë fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndërsa në një pozë tjetër të publikuar nga 26-vjeçari, futbollisti puth barkun e fryrë të bashkëshortes së tij, ndërsa e ka shoqëruar me përshkrimin: “Puthje për fëmijën tim”.
Në këto pushime, çifti shoqërohej edhe nga vëllai i Granitit, Taulant Xhaka dhe e partnerja e tij, Arbnora Nuredini.
Ndryshe, Graniti dhe Leonita janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa ata u martuan në vitin 2017. /Telegrafi/