Ajo tashmë ka zënë një vend të veçantë në showbizin shqiptar e po ashtu edhe faqet rozë.
Bëhet fjalë për modelen shqiptare, Erjona Sulejmanin, e cila është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale imazhe e video të ndryshme.
Zeshkania kësaj radhe mori vëmendje me fotografitë në bikini duke qenë se po shijon pushimet në Spanjë.
Bukuroshja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, për të cilat merr komplimente të shumta.
E njëjta këtë kohë është përfolur për një lidhje të re dashurie me modelin e sipërmarrësin e njohur italian, Alessandro Basciano.
Kujtojmë që Erjona u nda nga partneri i saj, futbollisti Blerim Xhemaili, rreth katër vite më parë.
Dyshja ndajnë së bashku një djalë. /Telegrafi/