Si shumë nga artistët e tjerë, edhe këngëtarja e mirënjohur Ana Kabashi ka nisur pushimet në një nga bregdetet shqiptare.
Bukuroshja nga Peja njëherësh përmes rrjeteve sociale po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat për çdo veprim të sajin.
Gjatë këtyre ditëve, ajo ka publikuar disa fotografi atraktive në rrjetet sociale derisa si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Durrësin.
Ndonëse shquhet për linjat e bujshme trupore, Ana edhe në këto poza të reja ka mahnitur të gjithë me fizikun e saj.
E njëjta vjen në formë mjaft të mirë dhe kjo falë ushtrimeve dhe përkujdesjes së vazhdueshme që bën.
Krahas kësaj, Kabashi është duke punuar në një këngë të re që pritet së shpejti të prezantohet para publikut.
“Dashni” mbetet prurja muzikore e lansuar së fundmi nga Ana dhe se u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/