Telegrafi

Pozat artistike të Besa Kokëdhimës nga pushimet

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, duket se është duke shijuar disa ditë pushimi.

Artistja, e cila po punon për një album të ri, ka shpërndarë së fundmi disa fotografi në Instagram.

Bëhet fjalë për disa imazhe të reja artistike, ku thekson linjat trupore teksa shfaqet në një bregdet.

Foto: Screenshot/Instagram

“Majëm lart. Sa më larg nga bota”, ka shkruar ajo që shihet se po paralajmëron diçka të re.

Lexo po ashtu "En equilibre", Besa Kokëdhima publikon këngën e parë në frëngjisht

Të shumta po ashtu kanë qenë komplimentet e reagimet që ka marrë në hapësirën për komente.

Ajo prej kohësh ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Lyrical Son.

E njëjta mes tjerash ka bërë debutimin në tregun ndërkombëtar pasi ka lansuar këngën e parë në frëngjisht. /Telegrafi/