Telegrafi

Poza tërheqëse e Morena Tarakut gjysmë e zhveshur

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet që bën në rrjetet sociale.

Meqë në Instagram numëron 963 mijë ndjekës, ajo nuk ngurron që të ndajë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

E tillë është edhe kjo e fundit, në të cilën pozon gjysmë e zhveshur dhe në plan të parë ka vënë asetet e saj të bujshme, për të cilat edhe komentohet mjaft shpesh.

Ky imazh artistik është realizuar nga fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, pasi tash e një kohë e njëjta është zhvendosur në Turqi për të jetuar.

Ndërkohë që, miqësia mes fotografit dhe supermodeles është e njohur për publikun nga fotografitë e shumta dhe bashkëpunimet e dyshes.

Atje, këngëtarja në fjalë po vazhdon karrierën profesionale, teksa së fundmi po punon në projektin e ri, “Missed Call”, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Lexo po ashtu Morena publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri "Missed Call"

Ky projekt pason pas “Swag”, që u lansua në korrik të këtij viti dhe për këta pak muaj ka grumbulluar afro dy milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/