Eni Koçi ka vazhduar me publikimin e fotografive në rrjetet sociale, në të cilat vjen në poza tërheqëse.
Këngëtarja nga Shqipëria numëron mbi 501 mijë ndjekës në Instagram, të cilët shpesh e kanë mundësinë të shohin imazhe që vënë në pah figurën e saj.
“Nuk janë të gjitha femrat të komplikuara. Të tilla janë vetëm ato më të mirat!”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive, ku në plan të parë është dukja e këngëtares.
“Nuk ka forcë më të madhe se një femër e vendosur për t’u ngritur”, është përshkrimi i një fotografie tjetër.
“Jemi dashtë” është një ndër projektet e fundit muzikore të Eni Koçit që është publikuar me videoklip më 23 shkurt.
Kënga e realizuar nga Genc Prelvukaj dhe United Record, me videoklip të Black Fish Entertainment, ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube. /Telegrafi/